Surprise Me!

Ora News - Zjarri nga tensioni?! Banorët rrëfejnë momentet e zjarrit dhe masat që morën

2018-05-14 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Luhatja e tensionit mendohet si shkaku kryesor i zjarrit të fuqishëm që ra dje në fabrikën e përpunimit të mbetjeve në Mëzes të Tiranës. Banorët dhe bizneset aty pranë, për mikrofonin e Ora News tregojnë momentet se si u rrezikuan nga flakët.

Zjarri që shkrumboi fabrikën e mbetjeve plastike të dielën në Mëzes të Tiranës mund të jetë shkaktuar nga luhajtja e tensionit të energjisë elektrike.

Hetimet po vijojnë intensivisht nga ekipi i zjarrfikësve edhe nga policia e kryeqytetit.

Nga burimet pranë grupit hetimor mësohet se pronari i fabrikës e kishte siguruar biznesin, ndërsa po përllogaritet edhe dëmi i shkaktuar nga flakët.

Nga të dhënat e para mësohet se objektet me vlera më të mëdha financiare që janë dëmtuar, janë pikërisht makineritë e përpunimit, pasi pjesa tjetër ishin mbetje.

Nga ana tjetër, një prej bizneseve aty pranë u rrezikua seriozisht, për shkak të afërsisë me këtë fabrikë, ndonëse u favorizua nga era.

"Filloi pak nga pak duke u shtuar, por ne morëm masat tona. Biznesi rrezikohej nëse do të kishte edhe ndikimin e erës, por për fat të mirë era ndikoi në krah të kundërt".

Një banor i zonës tregon si vepruan në ato momente.

"Dolëm duke parë, erdhën zjarrfikëset", tha banori.

Kjo është hera e tretë që fabrika përfshihet nga flakët e zjarrit dhe specialistët shprehën shqetësimin përsa u përket masave të pakta të sigurisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zjarri-nga-tensioni-banoret-rrefejne-momentet-e-zjarrit-dhe-masat-qe-moren

Buy Now on CodeCanyon