Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë në një takim homologun e tij belg, Charles Michel. Pas takimit kokë më kokë, dy kryeministrat zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. <br /><br />Rama u shpreh se me Michel ka biseduar rreth rekomandimit të KE për çeljen e negociatave. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh i vendosur për të vijuar përpjekjet e reformave në mënyrë që vendimi i BE në muajin qershor jetë ai i shumëprituri.