Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Burg përjetë është kërkesa e prokurorisë së Shkodrës për Miklovan Parubin, 33 vjeçarin e akuzuar për vrasje të dyfishtë dhe plagosjen katër të tjerë në fshatin Dajç dy vite më parë. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një loje pokeri pjesë e të cilës ishte edhe vetë autori. Prokuroria kërkon 20 vjet burg për Marçel Shpijatin, po ashtu të përfshirë në ngjarje, pasi ky i fundit pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë.

Prokuroria e Shkodrës kërkon burg për jetë në gjykatë për Miklovan Parubin, autorin e masakrës së Dajçit rreth dy vjet më parë ku mbetën të vrarë dy persona.

33 vjeçari i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në 3 tetor të vitit 2016 plagosi katër të tjerë, pas një loje pokeri që përfundoi me breshëri kallashnikovi.

Viktima të ngjarjes mbeten Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshtin, 30 vjeç. Ndërsa të plagosur Ndok Markut, Vinçens Kopshtit, Aleks Prendit dhe Kitas Mollës.

Këta të fundit, ishin dëshmitarë në proces krahas provave të tjera të prokurorisë mes të cilave edhe pamjet e kamerave të sigurisë të ambientit ku u shënua ngjarja, të siguruara në atë kohë edhe nga Ora News.

Bashkëpunëtor në krim sipas akuzës kishte edhe Marçel Shpijati, i cili pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë, ndaj organi i akuzës kërkoi për të 20 vjet burg.

Seanca gjyqësore e zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë u kryesua nga Arben Zefi, Tonin Sterkaj dhe Arber Çela, me prokuror Vat Stakën.

Parubi mungoi në gjyq por u përfaqësua nga avokatja Kristina Marku, ndërsa Shpijaku ishte i pranishëm dhe mbrohej nga Blerim Bazhdari.

Sipas dosjes së prokurorisë, 33 vjeçari të cilit pas krimit iu kap edhe 1.3 kg kanabis në banesë ishte përdorues droge dhe me luhatje emocionale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/masakra-ne-shkoder-prokuroria-kerkon-burg-perjete-miklovan-parubin