Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti italian, Sergio Mattarella, i ka besuar sot kryetarit të dhomës së deputetëve Roberto Fico detyrën e negociatorit për arritjen e një koalicioni të mundshëm qeverisës mes Lëvizjes 5 Yje e Partisë Demokratike.

Deri ditën e enjte, 26 prill, është afati i fundit i negociatave të tij me përfaqësuesit e këtyre dy forcave politike.

Në rast se kjo marrëveshje qeveria e re italiane do të jetë një qeveri e Lëvizjes 5 Yje me Partinë Demokratike dhe posti i kryeministrit pritet të emërohet nga Presidenti i Republikës.

Pas dy ditë reflektimi, Presidenti italian ka ndryshuar drejtim duke kërkuar një koalicion qeverisës mes 5 Yjeve dhe Partisë Demokratike.

Konsultimet dhe negociatat e javëve të shkuara për një koalicion qeverisës mes qëndrës së djathtë e 5 Yjeve nuk dhanë asnjë rezultat pozitiv.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qeveria-e-re-nisin-negociatat-mundesine-e-nje-koalicioni-mes-5-yjeve-dhe-pd#.Wt4l9WT-eSs.facebook