Surprise Me!

Ora News - Durrës, këshilltarët e PD e LSI 'rrëzojnë' bashkinë për rritjen e taksës së pronës

2018-05-14 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD e LSI bashkuan votat në këshillin Bashkiak të Durrësit duke rrëzuar një projekt vendim të paraqitur nga Bashkia e Durrësit për unifikimin e taksës së pronës në qendër e periferi.

Por për këshilltarët e opozitës, ky vendim rëndon xhepat e të gjithë qytetarëve, por kryesisht banorëve të fshatit, ndaj e kundërshtuan me votë.

Me 23 vota pro 16 kundër vendimi u rrëzua, pasi miratimi kërkonte 26 votë.

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako tha pas mbledhjes se me këtë taksë buxhetit të Bashkisë i mungojnë 1.5 milionë euro, sepse sipas tij favorizon shumë biznesin, por edhe një target grup familjesh.

Vangjush Dako: "Durrësit do ti mungojnë afro 1.5 milionë dollarë të ardhura vetëm nga ulja e kësaj takse. Pra janë përfitues të drejtpërdrejtë bizneset që operojnë në Durrës dhe qytetarëve që banojnë në Durrës."

LSI propozoi që taksa të ulej me 30%, por kërkesa nuk është marrë parasysh.

Edlira Hyseni: "Nuk është marrë parasysh propozimi që i bëmë Bashkisë të aplikonte atë që ky Këshill ka mundësi të bëjë, që është zbritja me 30% e taksës për pronën."

Infrastruktura rrugore e qytetit në prag të sezonit turistik ishte një tjetër teme që shkaktoi debate të forta të këshillin bashkiak të Durrësit. Përfaqësuesit e opozitës akuzuan Bashkinë për mungesë transparencë në ndarjen e fondeve për investime.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/durres-keshilltaret-e-pd-e-lsi-rrezojne-bashkine-rritjen-e-takses-se-prones

Buy Now on CodeCanyon