Surprise Me!

Akuzohet si porositës i vrasjes së Cukut, arrestimi i Bledar Jambelli në 2012 në Vlorë

2018-05-14 1 Dailymotion

Burime të Report TV bëjnë me dije se në dhjetor 2012 u arrestua Bledar Jambelli, lindur dhe banues në Mbrostar të Fierit, si i dyshuar për vrasjen e Shpëtim Mukës, Ervis Shehut (shok i Mukës), dhe plagosjen e Edvin Zanajt. Prokuroria e Vlorës kishte pezulluar procedimin penal për moszbulim të autorëve, por dosja u rihap nga Artan Cuku. Në fakt bëhej fjalë për një konflikt të nisur në 1997 dhe të vijuar edhe në Spanjë ku kanë ndodhur disa vrasje mes grupeve kriminale.<br /><br />Për këtë ngjarje është arrestuar edhe Armando Zanaj, i cili ka vrarë nënën e Sokol Ramës, njërit prej drejtuesve të bandave rivale. Ishte pikërisht hapja e kësaj dosje, njëra prej pistave kryesore që dyshonte Policia se mund të kishte lidhje me vrasjen e Artan Cukut. <br /><br />Artan Cuku u vra mbrëmjen e 8 prillit 2017 në ?Rrugën e Kosovarëve? në Tiranë, pranë apartamentit ku banonte. Ai ishte duke shkuar për në banesën e tij, kur një person i ka zënë pritë, ndërkohë që një tjetër ishte pas tij. Nga hetimet rezultoi se autori ishte Mikel Shallari, një 22-vjeçar nga Kuçova, i cili u zbulua nga analiza e ADN-së në një bluzë që hodhi në kazanin e mbeturinave pas krimit. Pikërisht dëshmia e Shallarit ka qenë mjaft e vlefshme për policinë dhe prokurorinë, pasi autori ka rrëfyer emrin e porositësit të krimit, Bledar Jambelli.

Buy Now on CodeCanyon