Përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Mbetjeve e cilësojnë të qëllimshme djegien e fabrikës së riciklimit të mbetjeve në Kashar paraditen e të dielës. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i AKIP, Ervin Goci u shpreh se me djegien e "Everest" i hapet rruga ndërtimit të inceneratorit të Tiranës.

"Ditën e tokës u dogj një impiant gjigant, i dha një re tymi qytetit. S'kemi reagim nga ata që pësuan djegien. Kemi shqetësimin e madh ku kemi jo vetëm djegien e një impianti, por djegien e një industrie. Një impiant riciklimi është në përputhje me standardet e BE, por në fakt sot kemi një djegie, djegien e të gjithë industrisë së riciklimit.

Ajo djegie është një formë incinerimi i asaj politike që është bërë në 27 vjet, është një katastrofë ambientale. Ne kërkojmë hetim urgjent nga Prokuroria. Në bindjen time është një djegie e qëllimshme për t'i hapur rrugë incineratorit të Tiranës".

Ervin Goci, përfqësues i AKIP
Ndërsa për Lavdosh Ferunin djegia e fabrikës ka shkaktuar edhe probleme ekologjike. Sipas tij, zona është e kontaminuar dhe duhet ndaluar tregtimi i produkteve bujqësore.

"Shprehim indinjatën tonë për këtë indiferentizëm të institucioneve, jo vetëm për atë zonë aty, po për të gjithë vendin. Çështja nuk është bvetem për dëmin e kompanisë përkatëse, por nga ana tejtër ne kërkojmë të hetohet me forcë ccështja e menaxhimit të mbetjeve në shkallë republike.