Kur ka kaluar një vit nga vrasja e komisar Artan Cukut, është zbuluar emri i personit i cili dyshohet se i ka dhënë urdhërin vrasësit Mikel Shallari. Ai është Bledar Jambelli, një emër jo i panjohur për policinë dhe vetë Artan Cukun në kohën kur kryente detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës.

Jambelli, i cili njihet edhe me ermin Rikardo Muho, është arrestuar në vitin 2013 nga Policia e Vlorës kur kjo e fundit drejtohej nga Artan Cuku. Jambelli u prangos si autori i dyshuar i vrasjes së Amarildo Delaj më 4 Shtator të vitit 2012 në lokalin e tij në qytetin bregdetar. 38-vjeçari nga Mbrostari i Fierit ka qenë një ndër personat e dyshuar si porositës i vrasjes së oficerit të policisë.

Por ai nuk u shoqërua asnjëherë pasi nuk u gjet asnjëherë në territorin shqiptar. Jambelli, sipas Prokurorisë, dyshohet se është autor edhe i disa ngjarjeve të tjera mjaft të rënda të ndodhura në Vlorë ndër vite. Po pavarësisht dyshimeve për krimet e kryera, Jambelli u la i lirë për mungesë provash. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Mikel Shallari është takuar me Jambellin.

Ai do të paguhej për krimin 18 mijë Euro, nga të cilat fillimisht ka marrë 3500 dhe një makinë me të cilën do të levizte në Tiranë. Mikel Shallarit i është ofruar statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, por ai është tërhequr nga dëshmia e tij fillestare, ku implikon disa persona në vrasjen e oficerit te lartë të policisë.