Emri i dytë i Gëzim Hidrit është ?Skllavi i Gurit?. Mbi këtë element të natyrës, ai ndërton gjithë filozofinë e tij mbi artin e gdhendjes. Publikut që krijimtarinë e tij e identifikon me mozaikun, siç është flamuri për 100 vjetorin e pavarësisë para Kuvendit të Shqipërisë, apo ai me Roman Abramovich-in, Gëzim Hidri, i prezantohet në qiell të hapur, në kopshtin në krah të presidencës, edhe me pjesën tjetër të artit të tij, skulpturën.

Në këtë intervistë me Gëzimin zgjodhëm të flasim vetëm për dy vepra. Ato përbëjnë edhe arritjen e tij në këtë të arteve pamore. Kjo perlë në formën e saj fillestare ishte një copë shkëmbi, një konglomerat i përbërë nga shtresa të ndryshme gurësh.

I shikoni këta damarë në ngjyrë të bardhë, ato janë ADN-ja e gurit që vërteton se perla dhe guacka janë një trup i vetëm. Ligjet e fizikës na thonë se guri nuk mund të qëndrojë mbi ujë. Në rastin e kësaj vepre të artit ndodh e kundërta.

Ilustrimin e qëndrimit të gurit mbi ujë, artisti e ka ruajtur për publikun në mbyllje të ekspozitës në 27 Prill.