Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Statuti i ri i Partisë Demokratike, për nënkryetarin Edi Paloka, garanton rregulla të qartë brenda kësaj force politike dhe i jep përgjigje të gjithë probleme të cilat muaj më parë ricikluan një debat dhe përçarje të brendshme. Por përtej kësaj, Paloka thotë se bashkimi dhe afrimi i kontributeve nuk mund të garantohet vetëm nga statuti por gjithçka varet nga vullneti politik i palëve, ndërsa e cilëson të pa drejtë qëndrimin e ish-funksionarëve që siç thotë ai kanë marrë shumë nga Partia Demokratike dhe refuzojnë bashkëpunimin me kryetarin Lulzim Basha.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë se projekt-statuti që u diskutua në Këshillin Kombëtar dhe që do të miratohet në Kuvendin e thirrur të dielën 29 prillit, është një dokument që sanksionon rregulla demokratikë të funksionimit të kësaj force politike.

Paloka thotë se bashkimi dhe sheshimi i zërave kritik kurrsesi nuk mund të garantohet vetëm nga një dokument siç është statuti, por sipas tij kërkohet vullnet nga të gjithë palët.
Paloka: Bashkimi dhe afrimi i njerëzve është çështje vullneti pastaj i gjithësecilit. Sa për kritikët e Bashës, janë shprehur jo vetëm tani por edhe më parë se nuk duan të bashkëpunojnë mne Bashën. Prandaj e them që është çështje vullneti. Nuk është normale e përsëris, aq më tepër për figura që me vite edhe kanë kontribuar por edhe kanë marrë shumë nga PD.

Listat ishin burimi i përçarjes dhe debatit brenda PD, e ky problem sipas Palokës gjen zgjidhje në statut.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/statuti-i-ri-bashkim-apo-noterizim-i-percarjes-se-pd-se