Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në tremujorin e parë të vitit 2018, qytetarët dhe bizneset e kanë pasur më të vështirë për të marrë një kredi. Banka e Shqipërisë raporton se bankat e nivelit të dytë kanë forcuar kriteret por njëkohësisht kanë ofruar edhe interesa më të larta. Por situata parashikohet të përkeqësohet edhe më shumë në muajt në vijim.

Të gjithë ata qytetarë dhe biznese që kanë dashur të marrin kredi gjatë 3 muajve të parë të këtij viti janë ndeshur me kritere më të ashpra nga bankat e nivelit të dytë.

Banka e Shqipërisë konstaton se situata e përgjithshme e kreditimit në këtë periudhë nuk ka qenë pozitive, ndërsa pritet një përkeqësim i mëtejshëm edhe në muajt në vijim.

Standartet e kredisë për individët u shtrënguan sidomos për kreditë për blerje banese dhe për konsum.

Ndërsa faktorët që ndikuan në këtë situatë raportohet të jenë kreditë me probleme, kërkesa për më shumë kolateral si dhe tregu i pasurive të paluajtshme.

Gjatë tremujorit të parë të vitit me më shumë vështirësi në marrjen e një kredie janë hasur edhe bizneset e vogla dhe të mesme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/frenohen-bankat-shtohen-kushtet-te-marre-kredi-rriten-interesat