Surprise Me!

"Ju flet Moska": Domethënia e komplimentit faraonik të Ramës për Tusk

2018-05-14 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vizita në Tiranë e Presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk, ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj.

Myrftaraj: Gjatë vizitës së sotme në Tiranë të presidentit të Këshillit të Europës Donald Tusk dhe këtu dua të sqaroj se nuk bëhet fjalë për Këshillin Europian. Ky i fundit është një organizëm i kryetarëve të shteteve të BE, i bie që presidenti i KiE të jetë Presidenti i një supershteti të BE. Këshilli i Europës është një organizëm jashtë BE, Shqipëria është anëtare prej 1995, janë anëtare dhe shumica e vendeve anëtare të OSBE që nuk janë anëtare të BE. Por janë anëtare dhe vende të BE. Këto organizma nuk duhet të ngatërrohen.

Donald Tusk vizitoi sot Tiranën dhe në këtë vizitë pati një moment ku Edi Rama, kryeministri shqiptar, i bëri një komplimet faraonik duke e krahasuar me një faraon. Nënkuptimi është që Tusk erdhi në Tiranë si dielli pas disa muajsh gri. Megjithëse është e çuditshme të quhet një periudhë prej disa muajsh duke nisur nga data 2 prill e më tutje. Një periudhë pa diell në këtë kohë të vitit nuk është e pazakonshme. Gjithësesi ishte një kompliment i hollë dhe një konotacion faraonik.I jep titullin e "Mbretit Diell" Presidentit Donald Tusk. Është një atribut që ka ekzistuar në shoqëritë e vjetra. Në Egjiptin e vjetër faraoni stilizohej si Dielli, se përfaqësonte Perëndinë Diell. Ndërkohë udhëheqësit komunistë e përdornin shpesh ndaj eprorëve të tyre figuracionin e diellit. Nëse lexon veprat e Enver Hoxhës, ai kur shkruan për Stalinin dhe e ka paraqitur atë në disa momente si Dielli jetëdhënës.

Udhëheqësit komunistë eprorëve të tyre ndërkombëtarë ju jepnin atribute të Diellit për servilizëm, të diellit ideologjik, të diellit figurativ. E ka pasur këtë mani një Mbret absolut në Europën mesjetare Luigji i XIV i quajtur Mbreti Diell. Që të përdoret ky figuracion në 2018 nga kryeministri shqiptar duke ju adresuar presidentit të Këshillit të Europës, autoritetit më të lartë kolektiv të BE? Nuk e di a e beson zoti Rama se ky kompliment zë vend tek zoti Tusk, që është një politikan me mend në kokë, ka qenë kryeministër i Polonisë, është në vitin e katërt të mandatit të tij si President i Këshillit të Europës, ka dhe një vit dhe pastaj do të jetë një qytetar. Ndoshta do rikthehet në politikën e vendit të tij por vështirë me ndryshimet që kanë ndodhur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-domethenia-e-komplimentit-faraonik-te-rames-tusk

Buy Now on CodeCanyon