Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshimet më të fundit në statutin e Partisë Demokratike e fusin PD në një rreth vicioz. kështu i konsideron ish-kryetari i kësaj partie nenet e propozuara për t?u votuar në Kuvendin Kombëtar. Megjithatë ajo çfarë po ndodh në selinë e PD-së sipas tij është një luftë civile, ndërsa Basha me veprimet që bën dhe me vendimet pa pyetur strukturat ka rrëmbyer Partinë Demokratike. Si zgjidhje, Selami shikon vetëm respektimin e mendimit ndryshe dhe hapjen reale të PD.

Ish-themeluesi dhe kryetari i PD-së, Eduard Selami, i thirrur në forumin e UET, shigjetoi kryetarin e PD-së Basha si rrëmbyes të partisë me ndryshimet e fundit në statut.

Selami: Ti ke aftësi tejet të kufizuara politike, ti je ai rrëmbyesi që do ta mbash me çdo kusht. One-man show. Si të ngrihet në mëngjes, nuk pyet as për struktura, as për tjetër. Absolutisht nuk ka asnjë të ardhme.

Eduard Selami e sheh me shqetësim mungesën e konkurrencës së vlerave, promovimin e mendimit të lirë dhe të ideve alternative.

Selami: Basha e ka futur PD në një rreth vicioz dhe kaq të pafrytshëm dhe kaq pa rrugëdalje sa nuk di si ta shpjegoj. Një gjendje e "luftës e civile" brenda PD pa rrugëdalje.

Në lidhje me ndryshimet në statut, Selami pohoi se nuk u mor parasysh propozimi i tij në platformën e kandidimit për kreun e PD-së në korrik të 2017, se nëse një kryetar humb zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eduard-selami-basha-po-mban-peng-partine-brenda-pd-se-lufte-civile