Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për më shumë lexoni në:
Partia Demokratike nëpërmejt deputetit Enkelejd Alibeaj, tha se Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, me urdhër të kryeministrit është kthyer në një institucion kamikaz politik duke penguar punën e Komisionit Hetimor për çështjen Tahiri. Ky instucion tha Alibeaj, ka paisur brenda ditës me çertifikatë sigurie Saimir Tahirin dhe ish drejtuesit e lartë të policisë që sot janë në kërkim ndërkombëtarë për trafik droge, ndërsa për më shumë se një muaj refuzon të pajisë deputetët e opozitës.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po pengon komisionin hetimore për çështjen "Tahiri". Deputeti Enkelejd Alibeaj, tha institucioni nën varësinë Kryemisnitrit, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar Institucion, ka refuzuar për të paisur anëtarët e opozitës me çertifikatë sigurie.

Alibeaj tha se pengimi i punës se Komisionit Hetimor është një veprim kriminal.

DSIK është kthyer në kamikaz poltikik, tha deputeti Alibeja, ndërsa sipas tij ky institucion nën varësi të kryemisnitrit ka pajisur me çertifikate sigurie brenda ditës Saimir Tahirin, por dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, që sot janë në kërkim ndërkombëtar nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge.

Deklarata e plotë e deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i komisionit ?Tahiri?

6 jave pas ngritjes së komisionit hetimor ?Tahiri?, nuk është bërë asnjë veprim I rëndësishëm hetimor, sepse puna e anëtareve, përshirë kryetarin, është bllokuar me urdhër të arkitektit dhe përfituesit kryesor të kanabizimit të vendit, kryeministrit Edi Rama.