Surprise Me!

Report TV - Vasili: Lutem që negociatat të hapen në qershor, LSI e ka integrimin në ADN

2018-05-14 0 Dailymotion

Me maxhorancën, LSI nuk pajtohet për mënyrën e të qeverisurit, por kur në diskutim është integrimi i vendit në BE, nuk ka ndasi politike.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në studion e Report Tv, u shpreh se lutet që Brukseli të marrë një vendim në favor të Shqipërisë, duke hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Unë lutem me gjithë zemër që negociatat të hapen për një arsye madhore. LSI e ka pasur integrimin e në ADN-në e vet, kemi bërë gjithçka për integrimin. Kushti ynë për të bërë aleancë me PS në 2013-ën ishin tre ligjet të cilat socialistët i bllokonin. Ky ka qenë kushti ynë i panegociueshëm.

Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar të LSI
Nga ana tjetër, Vasili akuzoi qeverinë dhe kryeministri Edi Rama se mbrojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa arrestojnë natën protestuesit kuksianë.

?Cili shtet është ai që shkon dhe arreston njerëzit natën. Doli ambasadori amerikan dhe tha se kjo është e gabuar. Këta i arrestojnë natën, si në kohën e sigurimit të shtetit?.

Petrit Vasili

Buy Now on CodeCanyon