Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision entertainment nga Arjola Shehu

Jemi mësuar ta shohim vazhdimisht në ekran. Por sot spikerja e lajmeve Senada Jaho sprovoi veten në një tjetër fushë, atë të gatimit. Ajo ishte e ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan nga ku tregoi fillimet në televizion.

Spikerja tha se për 16 vite ka jetuar në Romë të Italisë dhe pas kthimit eksperienca saj e parë në televizion ka qenë në Klan ku ka punuar si kuruese imazhi. Ajo tregoi se dikur televizioni nuk i ka pëlqyer dhe se është bërë rastësisht pjesë e tij.

?Unë kam jetuar 16 vite në Romë. Pas kthimit eksperienca ime e parë ka qenë në Tv Klan dhe kam qenë kuruese imazhi, fillova në profesion. Fillova të përshtatesha në Shqipëri dhe avash avash u bëra pjesdë dhe provova veten. Nuk e kisha menduar kurrë, nuk më pëlqente televizioni. Ndodhi krejt rastësisht, më provuan, e bëra punën dhe tashmë televizioni është kthyer në dashuri. Tani nuk angazhohem më me modën, por nëse do kisha jetuar në Itali do kisha ndjekur profesionin?, tha Jaho