Pasi u miratua vetëm me votat e këshilltarëve socialistë, propozimi do t'i bashkohet relacionit të projektvendimit që u lejon sipërmarrësve privatë të zhvillojnë projekte duke shfrytëzuar edhe sipërfaqet në pronësi të Bashkisë.

Pas vendimit përfaqësia e artistëve la sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak dhe deklaroi se beteja e tyre në mbrojtje të truallit të Teatrit Kombëtar do të vazhdojë.

Para nisjes mbledhja u braktis nga këshilltarët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ata pretendojnë se dy projektvendime ai i kalimit të Parkut Rinia nën administrimin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe zhvillimin e pronave të Bashkisë Tiranë nga privati janë akte kriminale.

Në përfundim të dy projektvendimit u votuan me kartonat e këshilltarëve të Partisë Socialiste nën protestat e artistëve dhe shoqërisë civile në hyrje të Bashkisë Tiranë.