Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susan Schutz, në ceremoninë e 10- vjetorit të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregëtisë në Shqipëri e ka theksuar rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit dhe krijimit të kushteve për një konkurrencë të drejtë.

Përsa i përket negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, diplomatja tha se Shqipëria është pjesë e Europës dhe ka perspektivën të jetë pjesë e unionit.

Schutz: Asnjë dyshim, Shqipëria është pjesë e Europës dhe ka perspektivën për tu bërë anëtare e BE. Shumë është bërë deri tani por mbetet shumë punë në vijim. Kancelarja Merkel në konferencën me kryeministrin Rama inkurajoi Shqipërinë të vazhdojë rrugën e reformave pasi ato janë me rëndësi për ekonominë dhe stabilitetin e vendit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasadorja-gjermane-negociatat-shqiperia-ka-shume-pune-perpara