Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arsimi profesional për shumë të rinj është rruga për të plotësuar ëndrrat. E tillë është ajo e Roland Lamajt, një nxënësi 17 vjecar të shkollës profesionale Beqir Çela në Durrës që në panairin e institucionit arsimor është prezantuar me një projekt për ndërtimin e një makine. Për drejtuesit e Shkollës, projektet e prezantuara në panair janë tregues të aftësive që marrin nxënësit, sikurse një nxitje për më të vegjlit për të ndjekur arsimin profesional.

Roland Lamaj është 17 vjeç dhe ëndërron që një ditë të jetë konstruktor i një makinë që të lejohet të qarkullojë normalisht.

Roland Lamaj: "Ëndërra ime është që ti nxjerr makinat që të ecin në rrugë, me letra."

Ai është nxënës i mekanikës në shkollën e mesme profesionale Beqir Çela në Durrës dhe projektin e tij e ka prezantuar në Panairin e organizuar nga vete institucioni

Roland Lamaj: "Është punuar shumë fort dhe pa ndalim. E kemi përfunduar për 3 muaj."

Panairi ka një larmi punimesh. 3 automjete të ndërtuara nga nxënësit falë njohurive teorike dhe praktike të fituara në shkollë, sikurse pishina me hidromasazh apo panele diellore. Por nuk nuk mungojnë as robotët e ndërtuar me pjesë mekanikë

Roland Lamaj: "Janë rreth7-8 makina që janë bërë."

Për drejtuesit e shkollës, panairi është një tregues i aftësive të nxënësve sikurse një nxitje për më të vegjlit që të ndjekin ëndrrat përmes arsimit profesional

Fatmir Merkuri: "Për të kuptuar sesi ta garantojnë të ardhmen sepse në shkollat e tjera nuk do ta kenë një mundësi të kësaj natyre për tu zhvilluar dhe për të garantuar profesionin."

Diploma e kesaj shkolle tashme njihet në cdo vend të BE-së. Me deget e saj në Shërbime mjetesh transporti, Elektroteknikë,Termohidraulikë dhe Teknologji Informacioni, ajo i përgatit nxënësit për tregun e punës, ndërkohë që një pjesë e tyre zgjedhin të vazhdojnë studimet e larta.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/panairi-i-aftesive-ne-durres-17-vjecari-projekt-te-ndertuar-makine