Temperaturat e larta, që kanë shoqëruar ditët e fundit të muajit prill, kanë bërë që të rritet numri i turistëve në zonat bregdetare. Ditën e sotme, një numër i madh turistësh nga Kosova i janë drejtuar vendit tonë për të kaluar fundjavën në Durrës.<br /><br />Kjo ka shënuar një fluks të madh në hyrje të doganës së Morinës, Kukës, prej ku po punohet me katër sportele. Ndërkohë, radhët e gjata në doganë kanë bërë që qytetarët të presin deri në 40 minuta për të kaluar.<br /><br />Kosovarët janë ankuar për pritjet e gjata, duke thënë se dy qeveritë duhet të marrin masa për lehtësimin e lëvizjeve gjatë sezonit turistik. Deri më tani, mbi 700 automjete të vogla kanë hyrë në Shqipëri, pa llogaritur autobusët, që kanë qenë në numër t ëkonsiderueshëm. Fundjava është parashikuar me temperatura të larta, çka pritet të sjellë fluks edhe dy ditët në vazhdim.