Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familljarët e Agim Bucit, i cili u vra para dy ditësh në Kamëz kanë folur për Ora News.

I vëllai i tij, Rifat Buci është shprehur se hajdutët tentuar të vrisnin edhe gruan e viktimës. Sipas tij, dy grabitësit i kanë drejtuar pushkën për ta vrarë por mbeti e plagosur.

Rifat Buci: "Policia rëndësi ka që i ka kapur në kohë rekord, që natën e parë më tha shefi i komisariatit i ka pasur brenda. E ka fajin pushka se ai ia ka drejtuar edhe gruas që e ka plagosur. Siç i ra vëllait në zemër, do ti binte edhe asaj. Mirëpo e ka fajin pushka. Dhe përdorim një fjalë ne kur të fal pushka të falet gjaku. Por të vijë tjetri të ç'njerëzojë familje. Po ti shkoj atij djali ta ç'njerëzoj, si i vjen atij? A njeh familje? Më mirë më kërkon 10 mijë lekë dhe ti jap unë."

Ndërsa e motra e tij, Lume Dika ka kërkuar që të vendoset drejtësi ose do të hakmerren vetë ndaj vrasjes së 52-vjeçarit.

Lume Dika: "Të bëhet drejtësia ose do ketë vetëgjyqësi. Ma vranë vëllainm në derë të shtëpisë, ishte punëtor, nuk i prishte punë askujt."

Agim Buci u vra gjatë një tentative të dy grabitësve për ti vjedhur dyqanin në zonën e Kamëz dy ditë më parë. Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen.

Autorët e dyshuar janë Vladimir Kurti 28 vjeç, Ruzhdi Hode 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ata kanë pranuar autorësinë e vrasjes, duke u shprehur se kanë qëlluar në drejtim të Agim Bucit.

Gjatë tentativës për grabitje ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e 52-vjeçarit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/famijaret-e-aguim-bucit-ora-news-te-behet-drejtesia-ose-do-kete-vetegjyqesi