Në punimet e sotme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka kritikuar deputeten Elisa Spiropali, me pretendimin se nuk ka bërë detyrën e saj si koordinatore e bashkëqeverisjes me qytetarët.<br />Këto kritika, Rama deputetes së tij ia bëri duke folur për luftën kundër korrupsionit dhe performancën e kryetarëve socialistë të Bashkive. <br />Kryeministri u shpreh se priste nga Elisa Spiropali të tregonte kryebashkiakët socialistë që duhet të shkarkohen nga detyra.<br />"Lufta kundër korrupsionit nuk mundet dot dhe s'ka shans të triumfojë kurrë nëse është luftë e cila fokusohet tek ndëshkueshmëria e individid. Lufta kundër korrupsionit mund të triumfojë vetëm nëse paralelisht me ndëshkueshmërinë garantohet sistemit dhe në këto 6 muaj kemi ulur në mënyrë drastike numrin e ndërveprimeve mes qytetarëve dhe administratës. <br />Unë prisja nga Elisa Spiropali të thoshte gjërat për të cilat është zgjedhur, koordinatore e bashkëqeverisjes. Dhe prisja nga Elisa Spiropali të thoshte se cilët kryetarë bashkie duhet të shkarkohen sot për faktin që nuk duan t'ja dinë fare. Si mundet që sot pas 6 muajsh ne kemi ende Bashki ku kryetarët e Bashkisë ende nuk kanë marrë vesh se çfarë duhet të bëjnë. Deputetët nuk janë zyra pune. Elisa nuk e bëri sepse nuk ka bërë detyrën si duhet. Kjo është e vërtetë. Unë shpresoj që ta bëjë", u shpreh Kryeministri Edi Rama.