Koordinatorja Kombëtare për bashkëqeverisjen në PS, Elisa Spiropali deklaroi nga Asambleja e PS se shumica e kryetarëve të bashkive nga PS kanë raportuar në mënyrë fiktive të dhënat për anëtarësinë. Përsa i përket problemeve në administratë, ajo shtoi se ka ende grabitqarë, që duhet të largohen.

Ende ka parazitë dhe grabitqarë në zyrat e shtetit, duhet t?i shkulim me rrënjë. 66 largime nga detyra deri tani, procesi vijon. Shumë e kryetarë të bashkive të PS raportojnë në mënyrë fiktive për anëtarësinë.

7 bashki ende nuk kanë hapur zyrat e bashkëqeverisjes, pa zyrë Rrogozhina, Shijaku, Këlcyra, Dropull, Himarë, Pusteci dhe Skrapari

Elisa Spiropali
Platforma e Bashkëqeverisjes është një mjet. Qëllimi është qeverisja e mirë. Me njerëzit dhe për njerëzit.

Platforma është burokraci. Bashkëqeverisja është frymë.

Ne duhet ta përdorim këtë platformë si një armë për të shembur përfundimisht muret e shurdhëta dhe të verbëta që na ndajnë nga njerëzit.

Bashkëqeverisja është mënyra për të rritur organikisht Partinë Socialiste. Çdo kombinim tjetër matematikor do ishte fatal për misionin tonë për të ndërtuar një Shqipëri me më shumë drejtësi, liri, ekonomi.