Në prag të sezonit turistik në Lezhë dhe Shëngjin, Ministria e Shëndetësisë po bën dezinsektimi për të eliminuar mushkonjat.

Vëmendja është përqëndruar në zonat e përcaktuara si më problematike. Nëndrejtori i Shëndetësisë në Lezhë, Besmir Frroku, thotë se solucioni që përdoret është mjaft efikas për eleminimin e mushkonjave.

Ai u bëri thirrje banorëve që të denoncojnë çdo vatër të re. Frroku u shpreh se nga viti i ardhshem e në vijim, po shihet mundësia që dhe zona turistike e Tales të përfshihet në procesin e dezinsektim. Procesi në Lezhë dhe Shëngjin do të kryhet çdo dy javë, deri në fundin e sezonit turistik./abcnews.al