Ka mbërrtitur në aeroportin eRinasit patriarku rus Kirill, sot në orën 16:00 në kuadër të një vizite dy ditore në vendin tonë. Kjo është hera e parë që Kirill vjen në Shqipëri, teksa gjatë qëndrimit të tij dy ditor do të takohet me kryepeshkopin Janullatos, por edhe me kreun e shtetit Ilir Meta dhe zyrtarë të tjerë të lartë në vendin tonë.<br /><br />Mësohet gjithashtu se gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Patriarku rus do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit në Durrës, por edhe qytetin e Beratit.<br />Patriarku ka mbërritur i rrethuar me forca të shumta sigurie, të cilët do të ruajnë partiarkun rus Kirill gjatë agjendës së tij në Shqipëri.<br />Menjëherë pas mbërritjes në Tiranë Patriarku rus ka mbajtur meshë në Katedralen Ortodokse "Ngjallja e Krishtit".