Surprise Me!

Ora News - Vrasja në Kamëz, vijojnë kërkimet për gjetjen e armës së krimit

2018-05-14 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e armës së krimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz më datë 25 Prill ku humbi jetën shtetasi Agim Buci dhe mbeti e plagosur bashkëshortja e tij shtetasja Merita Buci.

Forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Renean dhe forcat zjarrëfikse po vijojnë kërkimet me mjete speciale të kërkimit në lumin e Tërkuzit tek ura e ?Zgafnorit? në Njësinë Administrative Zallherr.

"Në vendin ku autori ka deklaruar se ka hedhur armën, me fadroma është devijuar lumi dhe me motopompa po punohet për heqjen e ujit. Vendi ku dyshohet se autori ka hedhur armën është në afërsi të vendit ku u gjetën edhe provat e tjera materiale", sqaron policia.

Kërkimet do vijojnë përgjatë shtratit të lumit në zonën ku u gjetën provat e tjera materiale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-ne-kamez-vijojne-kerkimet-gjetjen-e-armes-se-krimit

Buy Now on CodeCanyon