Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Shkodra Partia Agrare Ambientaliste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019, në takim me strukturat e kësaj force politike në këtë qark.

Kreu i kësaj force politike Agron Duka u shpreh se zgjedhjet e fundit parlamentare nuk dhanë rezultatin e pritshëm pasi ato nuk ishin normale. Duka u shpreh se PAA është një alternative e duhur ndaj partive tradicionale.

Agron Duka: Kemi mjaft kohë për ti treguar banorëve të Shkodrës dhe gjithë shqiptarëve se PAA kërkon të marrë përsipër përgjegjësinë e krijimit të alternativës, e vizionit të politikës për të ofruar zgjidhje.

Duka u shpreh se përgatitjet nuk janë vetëm për zgjedhje lokale të vitit 2019, pasi sipas tij përplasjet politike po japin sinjale të qarta për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

Agron Duka: Jo vetëm zgjedhjet vendore, por edhe ato parlamentare të ardhshme që mund të jenë të parakohshme besoj se ne do të arrijmë objektivin.

Në këtë takim u kërkua angazhim maksimal që në zgjedhjet e ardhëshme lokale të rritet rezultati i pjesëmarrjes në këshillat bashkiak. Në fund të takimit u shprëndanë edhe kartat për anëtarët e rinjë të PAA-së.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-paa-nis-pergatitjet-zgjedhjet-lokale