Pasditeve dhe në fundjavë terrenet sportive në shkolla do të shndërrohen në pika argëtimi për komunitetin. Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që ka nisur zbatimin e projektit të shkollave si qendra komunitare, duke shfrytëzuar mjediset sportive të shkollave 9-vjeçare e të mesme të qytetit për sportistët e rinj. Kryebashkiaku Erion Veliaj iu bashkua një ndeshje basketbolli mes të rinjve në palestrën e Shkollës së Kuqe, e rikonstruktuar nga Bashkia e Tiranës, ku u bëri thirrje nxënësve që t?i kthejnë sytë nga sporti.

Ky është një nga projektet që unë e kam më për zemër, hapja e palestrave të Tiranës pas mbarimit të mësimit për aktivitete sportive. Fillojmë sot me basketbollin, me hendbollin, volejbollin, futbollin, xhudon, që të gjithë fëmijët e Tiranës të kenë një hapësirë të sigurt, të mbrojtur, brenda territorit të shkollës, ku jo vetëm të argëtohen, por të bëjnë miq të mirë që zgjasin sa një jetë.

Erion Veliaj
Ai u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të merren me sport, jo thjesht për të pasur një trup të shëndetshëm. Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e prindërve që të ndihmojnë në masivizimin e sportit tek moshat e reja dhe largimin e tyre nga jeta pasive.

Për të gjithë prindërit që ende nuk e kanë marrë vesh që bashkia ka hapur 62 palestra në gjithë qytetin, ju bëj një ftesë publike: Ngrijini fëmijët nga kolltuku, nga kafenetë, dhe regjistrojini në kurse sportive, në këto 62 hapësira, sepse është investimi më i mirë që një prind mund të bëjë për fëmijën e vet.