Vllaznia këtë të diel do të zhvilloje ndeshjen e radhës e cila fare thjeshtë mund të quhet si sfida e mbijetesës. Kuqeblutë do të presin në Shkodër skuadrën e Laçit ku trajneri Ernest Gjoka në deklaratën e tij në këtë prag ndeshje shprehet se pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhen ata do të luftojnë deri në fund.

Ndërkohë trajneri Gjoka shprehet më tej se pas humbjes me Luftëtarin skuadra ka punuar shumë dhe se do të mundohen të dalin nga kjo krizë pasi Vllaznia nuk e meriton të përjetojë këto momente.

Tekniku kuqeblu i pyetur se çfarë do të ndryshojnë ndaj Laçit u shpreh se pikësëpari duhet të ndryshojnë mentalitetin dhe kështu do ja dalin pasi Vllaznia ka mundësi të eci përpara.

Në këtë luftë për mbijetese skuadrës kuqeblu nuk i bën punë arritja e një barazimi por vetëm fitorja dhe trajneri Gjoka shprehet se do të luftojnë fort për marrjen e 3 pikëve.