Vazhdon ende historia e dhimbshme e familjes Saraçi, Teuta dhe Ferdinand të cilët vazhdojnë të qëndrojë në vinç që nga nata e mbrëmshme, nën kërcënimin e hedhjes nga aty pasi kërcënohen dhe dhunohen vazhdimisht nga Alba Saraçi, motra e Ferdinandit. Sipas familjes Saraçi ata kërcënohen çdo ditë nga motra e tij, dhe shteti nuk ka asnjë zgjidhje për këtë situatë.

Fëmijët e tyre janë në rrezik pasi dhunohen sistematikisht, dhe kjo është arsyeja e kërcënimit të hedhjes së tyre nga vinçi. Report Tv gjatë natës së mbrëmshme dhe në mëngjesin e sotëm ka pasur një lidhje telefonike të drejtëpërdrejtë me to, duke ju ofruar ndihmë dhe duke ju bërë apel për të zbritur nga vinçi.

Ata janë ish të përndjekur politik, ndërsa shprehen se kanë hipur në vinç30 m lartësi te diga e liqenit, pasi i kërcënojnë për t?i nxjerrë nga shtëpia, pas një konflikti familjar.

Policia ndodhet në vendngjarje që mbrëmjen e djeshme dhe po përpiqet ti bindë që zbresin nga aty