Me fishkëllima dhe thirrje ?Ik? u shoqërua fjala e ish-rivalit për të partin e PD, Eduard Selami. Ish-kreu i PD i kërkoi Bashës të tërheq dokumentin që po disktohej, duke thënë se ishte më i keqi i paraqitur ndonjëherë.

Kritika të ashpra u artikuluan dhe nga një anëtar i PD, Ibsen Elezi, ish-kreu i PD së Kukësit. Por fjala e Elezit në një pjesë të saj u duartrokitë nga të gjithë të pranishmit në sallë.

Ish-kreu i PD së Kukësit, Ibsen Elezi:

Për deputetët e korruptuar

?Futni sistemin e Vettingut, futni sistemin e lustracionit, nëse doni të krijoni besim. I keni deputetët e korruptuar, i keni deputetët me 450 mijë euro, çfarë merreni me Edi Ramën. Me Edi Ramën një turp i shëndosh merret kur pastron veten.

Për protestën në Kukës

Unë kam qenë një ndër protestuesit. Fatmirësisht jam marrë pak edhe me organizimin dhe e di mirë çfarë ka ndodhur në Kukës. Di mirë që Partia Demokratike ka punuar tre ditë që të dështojë protesta. Doktor, këto janë fakte dhe janë të dokumentuara me mesazhe , kam dëshmiratë kryetarin e PD së Kukësit. I ka kërkuar kryetarit të PD, na mbëhstet të lutem sepse po na përçajnë.

Për aleancën me LSI

Dua tju them se aleanca me LSI sot nga ky Kuvend dueht të jetë e papranueshme dhe teoria që ne nuk mund të fitojmë pa LSI është teoria vrastare për PD? (Duartrokitet në sallë nga të gjithë anëtarët)...

Berisha si një pjesë të kritikëve të Bashës preferoi ta linte mbledhjen e Kuvendit menjëherë pasi nisi diskutimi nen për nen i statutit të ri të PD. Ai sërish bëri thirrje për bashkim.

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila e bojktoi mbledhjen, reagoi menjherë pasi statuti i votua në tërësi. Sipas saj, Lulzim Basha u rrëzua në Kuvend pasi në mbledhje pati mungesë kuooriumi.

Edhe Astrit Patozi reagoi për Kuvendin. Për Patozin në Kuvendin Kombëtar të PD u vendos përfundimisht "perdja e hekurt", duke shtuar se, është dita kur historia e Partisë Demokratike pritet si me thikë.

Pas debateve Kuvendi Kombëtar i PD miratoi dokumentin me 74 nene. Gjatë debateve u reflektuan dhe dy ndryshime që erdhën si propozim i Bashës. Në statutin e ri të miratuar u caktua parimi një anëtar, një votë për propozimin e kandidatëve për deputetë. Gjithashtu, me ripopozim të Bashës, Këshilli Kombëtar, ndryshe nga aktuali, do të ketë një kryetar.