Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kuvendi Kombëtar miratoi statutin e ri të Partisë Demokratike ndërsa në fund u bënë dy ndryshime thelbësore. Lulzim Basha propozoi pasi kritikët ja rikujtuan atë që e ka thene për muaj me radhë, kandidatët për krybashkiakë dhe deputetë do të dalin nëpërmjet votimit në bazë një anëtar një votë. Gjithashtu u vendos qe më statut, Këshilli Kombëtar të ketë një kryetar.

Partia Demokratike ka tashmë një statut më rregulla të reja, mbi të cilin do të funksionojë kjo forcë politike. Kuvendi Kombëtar votoi ndryshimet, ndërsa kishte dhe surpriza duke u pranuar disa propozime të atyre që njihen si kritik të Bashës.

Ndryshe nga drafti, Basha kërkoi në Kuvend që të parashikohet ndryshimi, ku kandidatët për kryebashkiakë dhe deputetë të dalin nëpërmjet votimit një anëtar një votë.

Ky ka qenë propozim i Bashës vite më parë, por në Kuvend iu kujtua dhe iu kërkua nga Eduard Selami.

Gjithashtu po me propozim të Bashës, në statut të parashikohet edhe vendosja e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Gjatë diskutimit të statutit, kritikët por dhe ata që kanë dorëzuar propozime kishin të drejtën e fjalës.

Mes tyre ishte ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit, ku nuk i kurseu akuzat për Bashën.

Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar por që muaj më parë pati njoftuar dorëheqjen nga Partia Demokratike, ripropozoi një statut alternativ.

Në Kuvend mori pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili qëndroi vetëm për votimin në terësi të statutit.

Jashtë Kuvendit, Berisha kritikoi ata që fishkëllyen kritikët e Bashës, duke theksuar se çdo demorkat duhet dëgjuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zbardhet-axhenda-e-kuvendit-kombetar-te-pd-se