Surprise Me!

Ora News - Përmbytjet japin efektet, bien eksportet dhe prodhimi bujqësor në Fier

2018-05-14 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përmbytjet e fillimvitit kanë dhënë efekte direkte negative në rënien e prodhimit bujqësor në qarkun e Fierit.

Eksportet dhe prodhimi bujqësor në qarkun e Fierit për tre mujorin e parë të vitit ka shënuar rënie me 2 mijë tonë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Muhamet Baboci: "Në finale sasitë e eksportuara, të certifikuara nga ana e Drejtorisë së Bujqësisë Fier dhe Lushnje janë rreth 9 mijë tonë. Krahasuar me periudhën e vitit të kaluar ka një rënie rreth 2 mijë tonë."

Ekspertët e bujqësisë, thonë se për shkak të kushteteve atmosferike që shoqëruën fundin e vitit të kaluar dhe muajt e parë të 2018, kanë vonuar me 2 deri tre javë prodhimin në sera

Muhamet Baboci: "Ka një vonesë prej 2-3 javësh në dhënien e prodhimit nga serat të cilat kanë peshë më të madhe të eksportit. Kjo është shkaktuar si rezultat i kohës së tejzgjatur me lagështirë, me reshje, përmbytjet që ndodhën në zonën tonë."

Rreth 5000 ha tokë bujqësore dhe qindra hektare sera u dëmtuan gjatë periudhës së përmbytjeve në qarkun Fier ku zonat më të prekura kanë qënë Frakull , Kafaraj, Bishan, Qarr, Ferras etj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/permbytjet-japin-efektet-bien-eksportet-dhe-prodhimi-bujqesor-ne-fier

Buy Now on CodeCanyon