Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy të rinjtë e ndaluar me akuzën e vrasjes së Agim Bucit në Kamëz dolen sot para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.

Përfaqësuesi i prokurorisë në seancë ka kërkuar masën e arrestit me burg për Vladimir Kurtin dhe Ruzhdi Hodën, të cilët tentuan të grabisnin një minimarket në Kamëz, por hasën në rezistencën e pronarëve.

Prokuroria akuzon Kurtin se në tentativë grabitje vrau pronarin e lokalit Agim Buci 52 vjeç, ndërsa gruaja mbeti e plagosur.

Teksa Hoda është akuzuar si bashkëpunëtor në krim. Gjatë paraqitjes së dokumenteve është bërë e ditur se autorët janë zbuluar nga automjeti që kanë përdorur, ndërsa pas ngjarjes janë vënë në përgjim.

Por ndërsa në dëshminë e tij në polici Kurti ka pranuar ngjarjen, para gjykatëses Shefkie Demiraj kanë dhënë argumente kontradiktore përsa i përket përsonit që qëlloi me armë ndaj Bucit.

Në përfundim të procesit, gjykatësja vendosi "arrest me burg" për të dy të akuzuarit.

Teksa policia dhe prokuroria kanë bërë të ditur se do të mbështeten në pamjet filmike të biznesit për të përcaktuar se cili nga të dy personat ka qëlluar me armë.

Nga ana tjetër, kërkimet për amën e krimit vazhdojnë ende.

Në kërkim arma e hedhur në lumë

Prova kryesore e akuzës deri tani, është dëshmia e shtetasit Ruzhdi Hode i cili ka pranuar krimin ne polici duke shpjeguar se pas vrasjes së tregtarit nga Vladimir Kurti, pistoleta e mbështjellë me një rrobe është hedhur poshtë urës së Zgafnorit në lumin e Tërkuzit në përiferi të Tiranës.

Pikërisht për shkak të kësaj dëshmie, por edhe rëndësisë që ka arma e krimit në cilësinë e provës materiale, për tri ditë me radhë policia ka vazhduar kërkimet në lumë deri pranë Zall-Herrit.

Megjithë kërkimet e deritanishme të polumbarëve, arma tip TT e përdorur në vrasjen e 52-vjeçarit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij 44 vjeçe, Merita Buci, ende nuk është gjetur.

Policia ka shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë që mendohet se kanë qenë në dijeni të planit kriminal.

Deri tani këta shtetas akuzohen vetëm për moskallëzim krimi por hetuesit thonë se pozita e tyre mund të rëndohet në rast se rezultojnë të implikuar në gjetjen e armës apo sigurimin e automjetit që autorët përdorën për tu larguar nga vendi i krimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasja-e-tregtarit-ne-kamez-pritet-masa-e-sigurise-dy-te-arrestuarit