?Deri tre vite më parë isha në dhomën time duke shkruar këngë. Të them të vërtetën, nuk ëndërroja dhe as shpresoja kaq shumë.?

Por sot Ermal Meta ka fituar zemrën e publikut italian. Interpretimi i 28 këngëve nga repertori i tij në Forum di Assago, në Milano rezultoi një sukses i madh, teksa kritika dhe mediat italiane shkruajnë një sukses i merituar.

Një koncert i jashtëzakonshëm i kantautorit shqiptar, duete me bigët italiane si Antonello Venditti, Elisa, etj.

Salla është e mbushur plot me të rinj dhe të rritur që valëvisin flamuj verdhë e zinj, ngjyra të albumit të ri"Non abbiamo armi", por mes tyre janë edhe admirues VIP, si Ambra Angiolini apo Francesca Michelin.

Në koncert nuk mund të mungonte Fabrizio Moro, me të cilin preku fitoren e Sanrremos falë këngës "Non mi avete fatto niente", e cila do ta çojë në skenën e Eurovizionit më 12 Maj.