Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një zonë e pyllit të Sodës, i konsideruar si mushkëria e qytetit të Vlorës është ndotur nga mbetje prodhimesh deti. Arka me peshk të prishur janë hedhur në pyll, ngjarje për të cilën policia e Vlorës ka nisur hetimet, por autorët ende nuk dihen.

Dhjetra Arka me peshk të prishur është hedhur nga persona ende të panjohur në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë.

Zona e cilësuar si mushkëria e qytetit është kthyer në një venddepozitimi mbetjesh të produkteve të detit.

Leli: Çdo kush që bën atë lloj biznesi është duke fituar para në këtë qytet duke përdorur asetet që natyra na ka dhënë dhe duke prodhuar pisllëk.

Ndotja përtej pamjes së pakëndshme, për kryebashkuakun e Vlorës është një ngjarje e pakëndshme që nuk i bën nder qytetit turistik.

Leli: Ky është rasti që nuk na nderon asnjërin, por në fund fare është rasti që abuzuesi duhet të jetë i ndëshkuar nga të gjithë në.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pylli-i-sodes-venddepozitim-i-mbetjeve-te-peshkut