Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 3 hektarë pyje u dogjën në Kukës si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga shkëputja e fiderit te tensionit të lartë 110 kilovat Kukës-Fushë Arrëz. Zjarri nisi pas mesnate dhe u u nën kontroll pas mesditës, ndërsa punonjësit e OST riparuan linjën e dëmtuar të tensionit.

Një zjarr masiv përfshiu pyjet në fshatin Shtiqën të njësisë administrative Malzi të Kukësit ku u dogjën rreth 3 hektarë pyjë.

Zjarri u shkaktua nga një shkëndije elektrike pas këputjes së fiderit të tensionit të larte 110 kilovat Kukës-Fushë Arrëz.

Për të vënë nën kontroll flakët që prej mesnate u angazhuan shërbimi zjarrfikës dhe pyjor i Bashkisë Kukës mbështetur nga banorët e zonës.

Ndërkohë punojësit e OST riparuan linjën e dëmtuar të energjisë elektrike.

Pas disa orëve aksion, flakët u lokalizuan dhe zjarri u shua.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/energjia-elektrike-i-ve-zjarri-pyllit-ne-kukes