Mbetet më pak se një javë nga mbyllja e vetëdeklarimeve në Policinë e Shtetit. Por edhe pse ditë zyrtare pushimi, për shkak të 1 Majit, efektivët e Policisë së Shtetit kanë vijuar me dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit dhe dokumenteve të nevojshme shoqëruese.

Në formularët e vetëdeklarimit, punonjësve të policisë iu duhet të deklarojnë të ardhurat nga pagat e tyre, të pjesëtarëve të tjerë të familjes, të ardhurat nga burime të tjera të deklaruara, apo edhe nga ato që i janë jashtë skemës së deklarimit tatimor, deri në 1.5 milionë lekë të reja.

Shumë prej efektivëve të policisë refuzojnë të bëjnë komente.

Që prej fillimit të procesit të vetëdeklarimit në procesin e vettingut në Polici, Gardën e Republikës dhe Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesa nuk kanë munguar edhe tërheqjet nga radhët e uniformave blu. Ende nuk ka shifra zyrtare, por mësohet se pjesa më e madhe të larguarve janë në Tiranë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të policisë.