Detaje tronditëse janë zbardhur nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik në Kurbin. Një qytetar ka kontaktuar në Report Tv, duke theksuar se ky është aksidenti i tretë me pasojë vdekjen në këtë vend.

Sipas këtij qytetari, vetëm një vit më parë dy familje, në tentativë për të larguar një gropë, kanë përfunduar me makinë në kanal, ku për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Lekë Kola.

Ndërkohë, pesë vite më parë, një tjetër aksident tragjik është shënuar në fshatin Adriatik të Kurbinit, në po të njëjtin vend. Në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona nga Mamurrasi.

Shkak për këto ngjarje tragjike, që kanë tronditur jo pak Kurbinin dhe mbarë opinionin publik, është bërë rruga jashtë standardeve, pa anësore dhe me gropa. Janë 7 km rrugë tërësisht e dëmtuar dhe problematike, që kanë shkaktuar deri më tani 6 viktima.