http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia është angazhuar maksimalisht për negociatat me Shqipërinë për çështjen e kufirit detar, duke zgjedhur ekspertët më të njohur në vendin fqinj. Mes grupit të palës greke bien në sy tre emra që edhe më herët janë marrë me këtë problem.

Ata ishin një ditë më parë në tryezën e parë të negociatave që u zhvilluan në Tiranë.

Vizion plus ka mësuar se tre ekspertët kryesorë të palës greke janë: Petros Liakuras, Kristos Rozakis dhe Efthimios Papastavridhis.

Liakuris është profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe është pjesë e grupit të punës për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë prej vitit 2015.

Ka kryer studimet në Harvard ku është specializuar për negociata në teori dhe praktikë. Rozakis është profesor në Universitetin e Athinës, diplomat dhe gjyqtar. Ai ka qenë në detyrën e Nënkryetarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndërsa Papastavridhis është jurist dhe është specializuar për të drejtën ndërkombëtare detare.

Takimi i parë mes ekspertëve zgjati rreth 8 orë dhe takimi i ardhshëm pritet të jetë së shpejti në Athinë. Ndërsa ditën e enjte dhe të premte Ministri për Europën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Seanik ku do te takohet me homologun grek Kotzias.