Ajo është një gazetare e njohur të cilën e kemi parë si drejtuese në programe të ndryshme televizive apo edhe si shkrimtare.
Por, sot Rudina Xhungën do ta njohim në profilin e saj më privat, atë të një gruaje që rrëfen historinë e saj të dashurisë me Dritan Hilën, analistin e njohur që ka qenë pjesë e diplomacisë shqiptare dhe tashmë drejton një program televiziv.
Ata ishin sot të ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfyen se historia e tyre e dashurisë ka nisur pikërisht në një studio televizive.
?Ne jemi takuar në televizion. Ishte e bukur sepse asistentja e Rudinës i tha të më ftojë në studio. Më ftoi dhe kur u prezantuam Rudina e mbajti veten dhe më tha: Ti qenke Dritani?
E pyeta para një jave Rudinën se si të jam dukur në emision dhe më tha: I zgjasje shumë bisedat.
Kur më ftoi herën e tretë i propozova një libër psikologjik për të lexuar, ka të bëjë me gjuhën e trupit. E mora në telefon dhe i thash që të kam sjellë librin dhe më tha t?ia lë te roja. Nuk e takova për një periudhë dhe pas disa kohësh e ftova për kafe dhe takimet ndoqën njëra-tjetrën. Më pas erdhi propozimi të cilin ia kam bërë pranë shtëpisë dhe ka qenë si skenë filmi sepse kishte qen që lihnin, erë që frynte dhe letra që çoheshin në ajër.
Kur i propozova me tha: Unë jam si dhi e egër dhe dua të mendohem pak.
Por unë jam ?çoban? i zoti dhe ia kam dalë ta zbus?, tha Dritani.
Ndërkohë Xhunga tregoi takimin e parë me nënën dhe motrën e bashkëshortit të saj.
?Kur Dritani kishte ditëlindjen shkuam tek shtëpia e tij dhe takova për herë të parë mamanë dhe motrën e tij. Kur më prezantoi me ta tha: Rudina është vajza me të cilën dua të jetoj.
Në Gusht ishte takimi me familjen dhe më 14 Tetor ne u martuam. Bëmë thjeshtë një celebrim në bashki dhe mua më pëlqente ta kisha fustanin e bardhë?, tha Rudina.