Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt i katërti në radhë për të kaluar në kontroll për pasurinë është gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha.

Hoxha do të dalë para Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit në seancë dëgjimore në datën 7 Maj.

Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.

Deri tani nga Gjykata Kushtuese, vettingu ka shkarkuar Fatos Lulon, Vitore Tusha e kaloi, ndërsa për Altina Xhoxhajn ende nuk është marrë vendimi.

Ndërkohë Besnik Imeraj u dorëhoq.

Tashmë Gjykata Kushtetuese është bllokuar duke mos marrë asnjë vendim. Të vetmit që nuk kanë dalë para vetingut janë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe anëtari Gani Dizdari

Procesi i Vettingut përfshin kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve të lartë, të afërmve të tyre, por edhe lidhjet që ata kanë pasur gjatë ushtrimit të detyrës me persona me precedentë kriminal.

9 gjyqtarë të larguar deri tani.

Nga nëntë gjyqtarë që nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë, shtatë kanë dhënë dorëheqjen me qëllim që të mos i nënshtrohen vettingut.

Nga radhët e prokurorëve deri tani numërohen vetëm dy të larguar, njëri me shkarkim nga KPK dhe tjetri me dorëheqje për shkak të daljes në pension.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/del-emri-i-gjyqtarit-te-kushtetueses-qe-do-t-dale-para-kpk-se