Surprise Me!

Ora News - Dy shqiptarët e kapur në Spanjë dyshime për lidhje me 613 kg kokainë të kapur në Durrës

2018-05-14 3 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy shqiptarët e arrestuar në Spanjë me 1 ton kokainë dyshohet se kanë pasur njohje me të vetmin person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për sjelljen e 613 kg kokainë në Durrës, Arbër Çekajn. Lajmi bëhet i ditur për Ora News nga burime konfidenciale pranë Policisë së Shtetit, të cilat shtuan se ka dyshime se në Shqipëri është ngritur një bazë kolumbianësh.

Dy shqiptarët që u kapën me 1 ton kokainë në Spanjë, Dritan Gradica dhe Julian Deblini, dyshohet se kanë pasur njohje me Arbër Çekajn, i kërkuar për kontenierin e kapur në Durrës.

Ky fundit është pronari i komopanisë porositëse të ngarkesës me banane ku ishin futur 613 kg kokainë të kapura në Durrës në shkrut të këtij viti.

Lajmi mësohet për Ora News nga burime konfidenciale pranë Policisë së Shtetit, ndërsa policia spanjolle është në pritje të dosjes që po përpunohet nga ekspertët shqiptarë të Antidrogës.

Hetuesit spanjollë kërkuan informacion rreth 2 shqiptarëve që organizonin trafikun e kokainës nga Kolumbia në Spanjë e më pas e përhapnin në Europë.

Dyshimi i policisë shqiptare se pronari i kompanisë së bananeve, Arbër Çekaj, ka njohje me shqiptarët e kapur se fundmi, pasi kanë qenë pjesë e të njëjtës linjë të trafikut të drogës nga Kolumbia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dy-shqiptaret-e-kapur-ne-spanje-dyshime-lidhje-me-613-kg-kokaine-te-kapur-ne-durres

Buy Now on CodeCanyon