Turin e llogaridhënies publike të qeverisë, ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë e filloi nga qyteti i Kavajës me mësues, nxënës e prindër. Gjatë një bashkëbisedimi të hapur, ministrja Lindita Nikolla i informoi mbi punën e bërë gjatë 6 muajve të parë të kësaj qeverie dhe specifikisht të ministrisë që ajo drejton, duke identifikuar edhe fokusin ku është përqendruar ky dikaster gjatë këtij mandati.<br /><br />Ndërsa nënvizoi se gjatë këtij viti Qarkut të Tiranë do t?i shtohen 3 shkolla të reja, falë investimit të Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me Bashkitë. Reforma e kurrikulës dhe e teksteve që filloi gjatë 4 viteve të shkuara, përmbyllet vitin që vjen në arsimin parauniversitar, deklaroi Nikolla, por sipas saj, ende ka shumë për të bërë, pasi fëmijët e shqiptarëve meritojnë më shumë mësues cilësor dhe mësimdhënie bashkëkohore. Ndaj nga viti që vjen Nikolla deklaroi se çdo shkollë do të ketë inspektorin e saj për të anashkaluar problematikat e hasura.
