Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD thotë se kapja e 2.5 ton kanabis në Itali është provë e lidhjes së qeverisë me trafikun e drogës. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se kapja e tonelatave me drogë nga Guardia di Financa sfidon policinë dhe radarët shqiptarë.

Deklarata e Alibeajt

Kapja e një tjetër sasie rekord lënde narkotike nga Shqipëria në brigjet e Italisë, është një provë e fortë e lidhjes së qeverisë me trafikun e drogës.

Gomonia me 2.5 ton Canabis Sativa ka kaluar nën hundën e policisë shqiptare dhe para syve të radarëve, për t?u kapur vetëm nga autoritetet italiane të cilët prej kohësh janë në gadishmëri të plotë dhe në gjendje alarmi nga droga shqiptare.

Kjo është e disata herë që brenda pak kohësh mjetet lundruese të nisura nga Shqipëria nisen me tonelata drogë drejt Italisë dhe kapen nga Guardia di Financa duke sfiduar policinë dhe radarët shqiptarë .

Dhe në fakt nuk ka si ndodh ndryshe, kur vendi qeveriset nga një kryeministër vëllai i të cilit është i përfshirë direkt në trafikun e kokainës.

Kjo ndodh në vendin ku vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar në Itali për trafik droge, por mbrohet nga qeveria dhe nuk ekstradohet për tu përballur me drejtësinë e vendit fqinj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-gomonia-me-25-ton-kanabis-ne-itali-prove-e-lidhjes-se-qeverise-me-trafikun-e-droges