Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM ka zbluar këtë të mërkura abuzimet me skemën e ndihmës ekonomike. Gazetarja Alekta Çeku ka trajtuar rastin e një 54 vjeçari nga fshati Popinar i Peshkopisë.

Selami Veliu që nga janari 2018 nuk siguron dot një thes miell për familjen. Ndihma ekonomike që merrte prej vitesh iu ndërpre, pasi u vendos sistemi ri i pikëzimit për aplikuesit.

Selami Veliu: Që kur ka filluar demokracia kam marrë ndihmë ekonomike. Erdhi viti 2018 ma shkëputën komplet. Jam me hekur në këmbë dhe nuk mund të punoj dot.

Në kufijtë e mbijetesës Selamiu çdo ditë bën 6 orë rrugë në këmbë, pasi kalon 2 male futet në territorin Maqedonas për të mbledhur bimë medicinale. Nuk janë të pakta rastet që kthehet duarbosh në shtëpi, sepse policët e vendit fqinj pasi e mbajnë 5 orë izolim e kthejnë në Shqipëri.

Por ka edhe ditë me ?fat? kur arrin të mbledh ndonjë lule, të cilën pasi e shet mund të fitojë deri 2 mijë lekë të vjetra.

Selamiu thotë se po ushqehet me elb të zier, që normalisht përdoret si ushqim për kuajt.

Selami Veliu: Një javë kam shkuar për këtë lule, i bie dita 2 mijë lekë. Me 2 mijë lekë ku të shkoj unë. Shkojmë në Maqedoni, me rrezik sepse po të na kapin na futin brenda.

Por çuditrisht sistemi ka nxjerrë nga skema nevojtarët dhe ka bërë prfitues 4 familje që prej vitesh jetojnë jashtë Shqiprisë.

Punonjësi i zyrs së ndihms ekonomike në Njesin Administrative Maqellar pranon para gazetares së ?Boom? se 4 familje janë përfituese, edhe pse nuk jetojnë në Shqiperi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-zbulon-abuzimet-me-skemen-e-ndihmes-ekonomike