Një person është gjetur i mbytur sot në lumë në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si zalli i lumit Kir.

Personi në fjalë është identifikuar si Ded Shkalla dhe mësohet se është një punonjës i policisë.

Mësohet se polici i ka dhënë fund jetës.

Ai ishte baba i 7 fëmijëve dhe e gjithë familja jetonte vetëm me pagën e tij në kushte të vështira ekonomike.

Polici duhej të merrte turnin e punës në orën 14:00.