Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përkundër kritikave të ashpra nga SHBA, BE dhe nga brenda vendi qeveria shqiptare, respektivisht Edi Rama vazhdon t?i mbetet më besniku dhe më i nënshtruari autokratit të Ankarasë. Për shkak të investimeve të Turqisë, thuhet. Investime, të cilat mirëpo, sipas njohësve të rrethanave ndodhin kryesisht ilegalisht. Rrezikon Shqipëria BE-në për shkak të Erdoganit?

«Sulltani» i perandorisë iluzore osmane ? kryetari turk Erdogan ? detyron politikanë, si ashtu të nënshtrueshëm ballkanik që të realizojnë misionin e tij: rikthimin, riinstalimin e madhështisë së periudhës osmane. Për Erdoganin, ky mision, nuk është thjeshtë një detyrimi i parealizuar; viteve të fundit ai ka vënë në shënjestër Ballkanin (të cilin e konsideron plaçkë të lehtë), ku nën mantelin e bashkëpunimit kulturor ai funksionalizon me sukses agjendën e tij të islamit radikal. Ai investon shumë në infrastrukturë, institucione religjioze dhe përdor ndërmarrjet si leva (nga të cilat shënon poashtu përfitime të mëdha monetare) të planit të tij, për të shtuar e përforcuar ndikimin e tij në vendet ballkanike, të cilat i shërbejnë dizajnit të tij neo-osmanik. Ish kryeministri turk Ahmet Davutoglu përsëriste e lavdëronte vazhdimisht dhe me bindje të plotë vizionin grandioz të shefit të tij duke premtuar se deri në vitin 2023 (100 vjetorin e Republikës) deri në vitin 2023 Turqia do bëhet aq e fortë, me pushtet si perandoria Osmane dikur, në zenitin e saj.

Shtetet Ballkanike nuk kuptojnë ende se synimet e tyre për rritje ekonomike, mirëqenie, liri dhe demokraci të konsoliduara varen nga integrimi i tyre në BE e jo duke i shërbyer një diktatori të paskrupullt i cili shitet të jetë shpëtimtari i Ballkanit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë turke, investimet direkte të këtij vendi deri në fund të vitit 2016 kishin arritur një vlerë të kumuluar prej 10 miliarda dollarëve. Para një viti, gjatë një interviste që i dha Televizionit shqiptar «Top Channel», Erdogan tha Turqia të ketë investuar 3 miliardë dollarë në Shqipëri, duke shtuar: «Nuk e di se sa investime vijnë nga BE, mirëpo ne nuk do ndalemi».

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/teprimi-i-rrezikshem-ne-raportet-mes-edi-rames-dhe-erdoganit