Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në të gjitha libraritë italiane ka dal sot në shitje libri "Kurban" i kryeministrit Edi Rama.

Ky libër i publikuar nga shtëpia botuese kalabreze Rubbentino është përshtatur në gjuhën italiane nga përkthyesit Adriana Prizreni e Raffaele De Girogi.

Ora News ka dokumentuar praninë e shitjes së librit në libraritë kryesore të kryeqyteit Romë.

Në ora 9 të mëngesit të sotëm në të gjitha pikat e librarive Feltrinelli dhe Feltrinelli International ashtu dhe në pikat e IBS Librari, në Romë, libri "Kurban" i kryemistrit Rama ishte në stendat e tyre e nën zërin e Gjeopolitikës.

Numri i kopjeve për shitje të librit ishte mjaft i reduktuar, maksimumi 5 kopje për çdo librari Feltrinelli e vetëm 2 kopje në IBS Librari. Ndoshta mund të jetë ky dhe një testim parparak i shtëpisë botuese Rubbentino për një tirazh më të madh publikimi në të ardhmen apo për një ribotim të dytë të tij.

Libri "Kurban" është një refleksion autobiografik e politik përgjatë 11 viteve që kryeminstri Edi Rama ka kryer funksionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Libri Kurban në gjuhën italiane është rreth 271 faqe e në faqet e para të tij kryeministri shkruan dedikimin "Nënës time Aneta".

"Ishte viti 2000 e Tirana nuk ishte as dhe pak kjo që është sot", citon kopertina e pasme e librit me fotografinë gjigande të kryeminstrit shqiptar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kurbani-i-edi-rames-ne-librarite-italiane