Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Bilisht. I plagosuri është identifikuar si Erjon Çollaku 45 vjeç, i cili u qëllua me armë në një lokal në qendër të qytetit. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.<br /><br />Sipas informacioneve paraprake, 45-vjeçari Çollaku ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka identifikuar autorin e plagosjes. Ai është me iniciale A.O. 50 vjeç dhe është shpallur në kërkim. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre për motive banale.
